Donatella Versace shkëlqeu me dukjen e saj në “Grammy Awards 2022”

0
Donatella Versace shkëlqeu me dukjen e saj në “Grammy Awards 2022”
Gjigandi

Donatella Versace shfaqi barkun e saj të tonifikuar me një fustan të gjelbër me prerje te pjesa e mesit.

Ajo e kombinoi dukjen e saj me një palë çizme me shkëlqim të gjata deri në kofshë, ndërsa ndoqi nga afër mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, “Grammy Awaerds 2022” të dielën në mbrëmje.

Dizajnerja italiane e modës, 66-vjeçare dukej jashtëzakonisht rinore në fustanellën e zgjeruar dhe pjesën transparente te barku.

Për këtë rast magjepsës, nëna e dy fëmijëve lejoi që flokët e saj të drejta bionde t’i valviteshin lirshëm mbi shpatullat e saj në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2022”, që vijet u mbajt në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.

RonaTyra

Ajo kishte vënë rimel në fytyrën e saj dhe buzëkuqin ngjyrë bezhë, që kanë qenë ngjyrat e preferuara të makijazhit të saj ndër vite.

Pasi u fut brenda, ajo ndërroi fustanin duke veshur një tjetër fustan ngjyrë kafe me xixa, me një rrip të zi dhe të artë dhe çizme të zeza.

Versace dukej e gëzuar në këtë event, teksa ishte kujdesur edhe për dukjen e artistes shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ajo pozoi gjithashtu për një fotografi me reperen Doja Cat, e cila gjithashtu u shpërblye me një nga çmimet e mbrëmjes në “Grammy Awards”.

Versace kaloi kohë edhe me Lady Gagan, e cila gjitha ishte prezentë në edicionin e 64-të të mbrëmjes së ndarjes së çmimeve të muzikës.

Gaga performoi në skenën e “Grammy Awards 2022” një sërë këngësh nga albumi i fundit i saj dhe bashkëpunëtorit Tony Bennett, “Love For Sale”, i cili mori çmimin “Albumi më i mirë tradicional i zhanrit pop”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu