Jennifer Aniston duartroket gratë ukrainase që po mbrojnë vendin e tyre mes sulmeve ruse

0
Jennifer Aniston duartroket gratë ukrainase që po mbrojnë vendin e tyre mes sulmeve ruse
Gjigandi

Jennifer Aniston festoi për femrat e guximshme të Ukrainës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas (8 Mars), duke i lavdëruar ato për sakrificën e tyre për vendin në një postim të bërë në rrjete sociale.

Aktorja e “Morning Show” ka ndarë mesazhin e fuqishëm në Instagram, aty ku ndiqet nga afro 40 milionë njerëz.

Ajo tha të martën se gratë dhe vajzat e Ukrainës ishin në mendje të të gjithëve në një ditë të veçantë si 8 Marsi, sigurisht mes sulmeve nga Rusia.

Jennifer Aniston (Foto: Instagram)

RonaTyra

“Duke menduar për gratë dhe vajzat në Ukrainë dhe në mbarë botën që po luftojnë heroikisht për vendin dhe popullin e tyre sot – si ushtarë, si nëna, si organizatore, si kujdestare refugjatësh, si protestuese, si gazetare.Për këto gra që jetojnë në Ukrainë dhe vendet fqinje: Jeni të mahnitshme dhe e gjitha bota është pas jush”, nisi postimi i Aniston.

Ylli i “Friends” diskutoi gjithashtu vështirësinë që mund të përballen disa që duan të dhurojnë për ukrainasit, por nuk dinë se ku të kërkojnë.

E njëjta ndau një sërë organizatash që ofronin ndihmë të drejtpërdrejtë për ushtarët, si organizata Come Back Alive me bazë në Ukrainë.

Postimi përfshinte fotografi të vajzave dhe grave të të gjitha moshave në vijën e frontit dhe të tjerë që kanë protestuar kundër pushtimit rus.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu