Donaldi dyshohet se është përfshirë një aksident me motor, Romeo shihet në vendngjarje duke bised…

0
Donaldi dyshohet se është përfshirë një aksident me motor, Romeo shihet në vendngjarje duke bised…
Gjigandi

Të premten në mediat në Shqipëri u raportua për një aksident me motor që kishte ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Megjithatë identiteti i personit që ishte përfshirë në këtë aksident nuk u bë i ditur tek deri ditën e shtunë.

Portali JOQ Albania ka publikuar disa fotografi të dërguara nga dëshmitarët, ku në vend-ngjarjen e aksidentit shihet aktori dhe prezantuesi Romeo Veshaj.

Romeo Veshaj në vend-ngjarjen e aksidentit ku dyshohet se është përfshirë Donaldi (Foto: JOQ Albania)

RonaTyra

Sipas të njëjtës media, dyshohet se i përfshirë në aksidentin në fjalë ka qenë vëllai i tij, Donaldi.

Në vendin e ngjarjes mund të shihet edhe ambulanca si dhe vet Romeo duke biseduar me një nga mjekët e urgjencës.

Romeo Veshaj në vend-ngjarjen e aksidentit ku dyshohet se është përfshirë Donaldi (Foto: JOQ Albania)

Por mesa duket nuk bëhet fjalë për ndonjë aksident të madh me lëndime të mëdha, pasi dy vëllezërit janë parë duke shpërndarë në rrjetet sociale pjesë nga emisioni i tyre i së premtes, çka konfirmon se ata janë të dy mirë me shëndet.

Dyshja përndryshe ka tash e sa javë që kanë nisur një emision javor të quajtur “Më lër të flas”, duke realizuar intervista me të ftuar të ndryshëm nga bota e shou-biznesit.

/abc24.al/

Romeo Veshaj në vend-ngjarjen e aksidentit ku dyshohet se është përfshirë Donaldi (Foto: JOQ Albania)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu