Dogjën 3 mijë pemë Paulonja dhe 1 hektarë me pisha në Fier e në Lushjnë, arrestohen 2 persona

0
Dogjën 3 mijë pemë Paulonja dhe 1 hektarë me pisha në Fier e në Lushjnë, arrestohen 2 persona
Gjigandi

Policia e Fierit identifikon dhe ve në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies në Fermë Roms ku u dogjën 3000 pemë Paulonja.

Gjithashtu, nga Policia e Lushnjes, identifikohet dhe arrestohet edhe autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Kolonjë, Lushnjë, ku u dogjën 1 hektarë me pisha.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, falë reagimit në kohë dhe informacineve të marra në rrugë policore, bënë të mundur, identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit K. M., 60 vjeç, pasi në fshatin Fermë Roms, ka ndezur disa vatra zjarri dhe për pasojë janë djegur 3000 pemë Paulonja.

Gjithashtu, si rezultat i reagimit në kohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Polcisë Lushnjë, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 57 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnjë.

Në kodrat e fshatit Kolonjë, ky shtetas kishte ndezur zjarr në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një hektar pyll me pisha duke rrezikuar zonën e mbrojtur të “Parkut të Manastirit”.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu