Ndërtim pa lejen e organeve kompetente, vihen nën hetim 3 punonjës të IKM-së Shkdoër

0
Ndërtim pa lejen e organeve kompetente, vihen nën hetim 3 punonjës të IKM-së Shkdoër
Gjigandi

Tre punonjës të IKMT-së në Bashkinë e Shkodrës janë vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimin e 3 objekteve pa leje të organeve kompetente në Shirokë.

Në kërkim u shpallën 3 shtetas, si pronarë të ndërtimeve për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, dhe u vunë nën hetim 4 shtetas të tjerë për “Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm.”

Blutë bëjnë me dije se u vunë nën hetim . P., 66 vjeç , Gj. L., 67 vjeç, N. B., 49 vjeç dhe Gj. N., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm” pasi në afërsi të rrugës së lagjes Zogaj, janë konstatuar duke ndërtuar një mur rrethues pa lejen përkatëse, në pronën e shtetasit B. T., i cili u shpall në kërkim si pronar i objektit për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Gjithashtu, u procedua për “Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm” shtetasi M.Gj., 60 vjeç, banues në Shkodër, që u konstatua në rrugën e Zarufës në lagjen Shirokë, Shkodër, duke ndërtuar një mur rrethues pa lejen përkatëse, në pronën  e shtetasit I. Z., i cili u shpall në kërkim për “Ndërtim paligjshëm” si pronar i objektit.

Të proceduar penalisht në gjendje të lirë janë edhe shtetasit E.K., 30 vjeç, M.H., 37 vjeç dhe M.M., 30 vjeç, të tre banues në Shkodër, me detyrë punonjës të IKMT në Bashkinë e Shkodrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se kanë ushtruar kontroll në objektin e shtetasit Gj.H., 41 vjeç, banues në lagje Vasil Shanto, Shkodër dhe nuk kanë zbatuar detyrat funksionale në verifikimin e ndërtimit që ky shtetas po bënte, konkretisht një pistë betoni pa leje të organeve kompetente për ndërtimin dhe zonën ku ndodhet, e klasifikuar si zonë e mbrojtur. Shtetasi Gj.H., u shpall në kërkim si pronar i objektit për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

RonaTyra

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu