Do të testohen

0
36
blank
Gjigandi

25 lojtarët e ekipit të parë të Real Madridit do të testohen nëse janë infektuar me koronavirus në kampin stërvitor në Valdebebas, duke nisur nga e mërkura, 6 maj.

Real Madridi do ta marrë këtë hap pasi qeveria spanjolle vendosi t’i zbusë masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të Coronavirusit.

Tani lojtarët kanë të drejtë të fillojnë të stërviten në kampe stërvitore, mirëpo duke i respektuar rregullat për distancim social.

Gjatë shtatë javëve të kaluara në karantinë, asnjë lojtar i Real Madridit nuk kishte përjetuar simptoma të Covid-19, mirëpo secili prej tyre prapëseprapë do të jetë i detyruar të testohet pasi që La Liga e ka bërë këtë të detyrueshme.

Rasti i vetëm pozitiv në organizatën e Real Madridit deri më tani ka qenë basketbollisti amerikan, Trey Thompkins, i cili bëri që i gjithë klubi të detyrohet të ndërmarrë procedura të ndryshme për dezinfektimin e kampit stërvitor.

Përveç lojtarëve, edhe stafi i trajnerëve dhe stafi josportiv do të testohet gjithashtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu