Pas tetë sezonesh, Thiago Silva do të largohet nga klubi i Paris Saint Germain. Në fund të kontratës, mbrojtësi brazilian nuk do të rinovojë me parisienët.
Tashmë 35 vjeçari i duhet të gjejë një klub të ri për ta vijuar karrierën e tij futbollistike.
Dëshira e Silvas është të luaj sërish në Europë. Dhe sipas informacioneve të “L’Equipe”, skuadra e Lyon ka shfaqur interes për të.
Media franceze raporton se Juninho dhe Bruno Cheyrou (drejtuesit e Lyon) kishin përfshirë emrin e Silvas, në listën e përforcimeve të mundshme për pozicionin e mbrojtësit të qendrës. Mbetet për t’u parë…