Artistët shqiptarë, DJ Gimi-O dhe Alketa, kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Mashallah” mban titullin kënga e re ritmike, që ndërthur bashkë tradicionalen dhe modernen.
Dyshja, e njohur e estradës, kanë mahnitur me paraqitjen edhe me veshje kombëtare shqiptare.
Foto: Screenshot/YouTube
Miksimi dhe masterizimi u bë nga Nome Ent. me producim të SBS Entertainment.
Për videoklipin është kujdesur produksioni n’PIK Creative me skena tejet të veçanta.
Foto: Screenshot/YouTube
Alketa dhe DJ Gimi-O shquhen për një sërë bashkëpunimesh të tjera të suksesshme si “Do ti kallim” me mbi 39 milionë klikime në YouTube.
Prurjen e fundit tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të DJ Gimi-O.
/abc24.al/