Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Divjakës pasditen e sotme.
Janë rreth 4 hektarë ullishte dhe 6 ha bimësi e egër shkurre që janë në flakë.
Dy zjarrfikëse janë në vendngjarje për të izoluar flakët.
Po ashtu në ndihmë të tyre kanë ardhur banorët të zonës dhe policia.
Mësohet se shkaku i zjarrit ka qenë aksidental dhe jo i qëllimshëm.