Dita nis me vranësira, çfarë ka rezervuar moti për sot

0
Dita nis me vranësira, çfarë ka rezervuar moti për sot
Gjigandi

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar deri në orët e mesditës dhe pasdites do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. POR në vijim pritet që vranësirat të shtohen duke sjell reshje të pakta dëbore në Veri, ndërsa në zonat Jugore do të ketë reshje shiu dhe dëborë të pakët.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Mbeten vranësirat e shpeshta prezente në Kosovë për gjatë gjithë 24_orëshit. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjellë dhe reshje, kryesisht reshje në formë dëbore. POR do të ketë dhe intervale me kthjellime.

RonaTyra

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta përgjatë gjithë ditës. KU pritet që vranësirat të sjellin reshje të pakta shiu. Ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të jetë në prezencën e reshjeve të pakta të dëborës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu