“Dita D” për Milot Rashicën dhe Valon Berishën në Bundesligë

0
Gjigandi

Sot është dita e fundit e kalendarit sportiv në Bundesligën gjermane, transmeton Insporti.

Me fillim nga ora 15:30, do të nis java e 34-të dhe e fundit në të cilën do të luhen 9 takime. Garë interesant pritet të jetë ajo për dy vendet e fundit që dërgojnë në Ligën e Kampionëve në mes të RB Leipzig, Bayer Leverkusen dhe Borussia Monchengladbach.

Timo Werner do të tentojë që për herë të fundit ta ndihmojë ekipin e tij në sfidën ndaj Augsburgut para transferimit në Chelsea.

Të gjitha takimet e sotme

RonaTyra

Leipzig ka një pikë më shumë se vendi i katërt që mbahet nga Borussia Monchengladbach-u edhe dy më shumë se vendi i pestë që mbahet nga Leverkuseni.

Garë e “nxehtë” pritet të zhvillohet edhe në fund të tabelës, ku Milot Rashica dhe Valon Berisha do të përballen indirekt për pozitën e 16-të, vend ky që dërgon në barazh duke i u dhënë edhe një shans për mbetje në Bundesligë.

Situata duket më e favorshme për Fortuna Dusseldorfin e Berishës pasi kanë në dorë fatin e vetë duke qenë sa kanë dy pikë më shumë se Bremeni i Rashicës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu