Bundesliga bëhet liga e parë që rikthehet pas pezullimit të gjatë të futbollit.
Në elitën e futbollit gjerman, me fillim nga ora 15:30, janë duke zhvilluar pesë ndeshje.
Autoritetet mjekësore kanë lejuar rikthimin e Bundesligës, por duhet respektuar masat nga klubet dhe futbollistët, për të shmangur infektimin.
Borussia Dortmund lojtarët e bankës rezervë i ka ulur pothuajse 2 metra larg njëri-tjetrit.
Të gjithë po ashtu kanë maskat e vendosura, siç është kërkuar nga autoritetet shëndetësore.