Diskutimet për Ballkanin e Hapur, Rama: Europa e Bashkuar është nusja! BE me të parë me të bërë

0
Gjigandi

Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Ballkanit të Hapur, që po zhvillohet në Ohër.

Rama tha se Europa ndërtohet në këtë insjativë, ndaj dhe vendi ynë sipas tij nuk e ka me nxiti antareësimin në BE.

“Dy fjalë për BE-në për dasmën e radhës, se sa herë afron ky Këshilli Evropian është njësoj si të bëhemi gati për dasmë. Unë e kam thënë dhe më parë, Shqipëria nuk do përgatitet më për dasmë, do vishet me rroba të rastit. Në pritje të krushqve se nuk vjen dhëndri në derë.Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne se po të ishim nusja nuk do ngelnim në derë. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do ta ndërtojmë Europën këtu. Do ndërtojmë sistemet tona të funksionimit, të shtetit, të ekonomisë, të gjitha dhe prandaj kur ata të duan dasmën do jemi gati. Ndaj u themi miqve të Maqedonisë së Veriut të mos ta marrin me stres.

Dhe Bullgaria burrë është, një burrë me problem. Ne shqiptarët jemi në rregull, nëse na duan gati na kanë. Nëse nuk na duan prapë këtu jemi. I dashur Dimitër, është koha ti jepni fund këtij stresit, na duan. s’na duan. E rëndësishme t’i bëjmë këtu gjërat. Kur shkoja në Bruksel më dukej sikur merrja kurajë, sot më duket sikur duhet t’u jap unë kurajë. Shkojmë t’i japim çik energji atyre sepse Ballkani nuk vdes, aq më keq Ballkani i Hapur. Serbia nuk do ikë në planet tjetër, Maqedonia jo e jo, as Bosnja jo e jo, ne shqiptarët nuk kemi ku shkojmë se këtu jemi. BE me të parë me të bërë. Ne jemi këtu, në mes të Europës. BE na bëjnë ata, po E-në Europian e kemi vetë”, tha Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu