Diplomohen 402 oficere, Lleshaj: Kjo pune nuk ju ben te pasur, por ju jep mirenjohje

0
Gjigandi

TIRANE-Në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme u zhvillua ceremonia e diplomimit të oficerëve të rinj të Policisë Kriminale dhe Patrullës së Përgjithshme, ku mori pjesë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
“402 djem e vajza i bashkohen radhëve të policisë së shtetit duke siguruar jnë moment ripërtëritje. 158 të tjerë përfundojnë studimet e larta dhe bëhen pjesë e trupës drejtuese, ndërkohë që 36 që i kanë përfunduar më parë përfundojnë kursin dhe i bashkohen strukturave të hetimit.
Kjo trupë shënon një hap tjetër të rëndësishëm për të përmirësuar nivelin profesional të policisë së shtetit. Policia jonë është ndër më të voglat në numër në rajon, ajo duhet të rritet edhe në sasi edhe në cilësi. Duhet të rritet dhe modernizohet dhe programi i qeverisë parashikon progres.
Përvec profesionalizmit, kërkohet edhe trimëri, e nderë dhe moral i lartë. Do të hapim programe të reja për 600 të rinj dhe të reja për Akademinë e Policisë” tha Lleshaj.
Nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pati një shqetësim se mos aktiviteti mund të përdorej për të marrë nën kontroll godinën nga policia, por nuk ndodhi asgjë dhe ceremonia u zhvillua pa asnjë incident.
The post Diplomohen 402 oficere, Lleshaj: Kjo pune nuk ju ben te pasur, por ju jep mirenjohje appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu