Ish-trajneri i Liverpool-it, Kenny Dalglish, ka zbuluar se Sir Alex Ferguson i dërgoi klubit një mesazh urimi dhe paqeje, pasi “Reds” siguruan të enjten titullin e Premier League. Titulli ishte i pari i Liverpool në epokën e Premier League, me Manchester United të drejtuar nga Ferguson, duke u mburrur më së shumti me 13 tituj të tillë nën emrin e tyre. Por, përkundër statistikave dhe rivalitetit të ashpër midis dy klubeve, Ferguson ishte në gjendje t’i linte mënjanë këto gjëra dhe t’iu dërgonte urimet e tij “Reds”. Kjo i ka bërë përshtypje Dalglish.
“Ai na ka kontaktuar për të na thënë urime, ju nuk jeni në luftë, – citohet Dalglish nga “Mirror”. – Ekziston një konkurrencë midis të gjithë armiqve të vjetër, por në fund të fundit vlen shumë një letër urimi e tillë. Është një kompliment i shkëlqyeshëm i Ferguson. Ne mund të jemi rivalë, por kemi inteligjencën për t’u treguar të mëdhënj në raste të veçanta. I tillë u tregua Ferguson, duke na dërguar një letër duke thënë urime për titullin. Njerëzit, me të cilët keni rivalizuar tërë jetën tuaj në futboll, do të dëshironin që të fitonin vetë, por janë krenarë të bëjnë edhe nderime të tilla”.
Të dy trajnerët, shpesh kishin mosmarrëveshje të forta, ndërsa ishin në krye të skuadrave të tyre përkatëse. Titulli i shumëpritur i së enjtes ishte triumf pas një kohe të gjatë për Dalglish, i cili mendon se Klopp mund të vazhdojë të sjellë suksese të tjera në “Anfield”, në vitet në vazhdim: “Dy vitet e fundit, që nga ardhja e Jurgen, kanë qenë shumë pozitive. Ai është treguar fantastik dhe mishëron gjithçka për të cilën Liverpool është i interesuar. Besoj se nap resin ditë të tjera shumë të lumtura, derisa Jurgen të jetë këtu”.