Gabimet që duhet të shmangni, për një lidhje të shëndetshme

0
Gjigandi

Detajet bëjnë diferencën! Këto janë 7 gabimet që s’duhet t’i bëni në një lidhje!

Hatërmbetja

Në fillim të një bashkëjetese mund të jenë të shpeshta zënkat e vogla të shkaktuara nga veprime të ndryshme. Por këtu duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse hatërmbetja fillon nga gjërat e vogla dhe të parëndësishme në dukje dhe rritet derisa shndërrohet në një nervozizëm shqetësues. Por ka edhe nga ato situata ku hatërmbetje të tilla nuk shprehen derisa vjen një ditë dhe njëri prej partnerëve “shpërthen”. Asnjëherë mos u mundoni t’i sqaroni gjërat në debat e sipër. Jepini kohë njëri-tjetrit dhe mbasi të jeni më të qetë mundohuni që të gjeni gjuhën e përbashkët.

Xhelozia

Sipas një përkufizimi xhelozia është një ndjenjë e pavetëdijshme dhe që të nxjerr jashtë kontrollit, dhe pikërisht për këto arsye është mjaft e rrezikshme në një marrëdhënie. Prania e saj në një lidhje duhet të jetë në doza sa më të vogla. Shpeshherë ajo lind si pasojë e pasigurive që në kemi te vetja jonë dhe që jo domosdoshmërisht janë të shkaktuara nga sjelljet apo veprimet e partnerit.

RonaTyra

Pritshmëri irreale

Askush nuk është perfekt, por një fakt i tillë harrohet shpeshherë nga shumë persona. Është mëse e drejtë të imagjinosh dhe të presësh gjëra nga partneri sikundër dhe anasjelltas por jo të pamundura. Gjithsecili prej nesh ka si anën pozitive ashtu edhe atë negative, dhe të pretendosh që një person është perfekt jo vetëm që do ishte humbje kohe por edhe do ju krijonte nervozizëm edhe për gjërat më të vogla.

Mungesa e kohës

Koha që ju duhet t’i kushtoni njëri-tjetrit nuk duhet të mungojë kurrë, edhe nëse do ju duhej të sakrifikonit palestrën, një mbledhje jashtë orarit të punës apo përfitimet nga një punë e dytë, bëjeni. Sa më shumë kohë kaloni njëri me tjetrin aq më shumë afroheni dhe më e fortë bëhet lidhja juaj.

Mungesa e komunikimit

Ndodh që është me e lehtë të “shfryhesh” dhe t’i tregosh gjëra të ndryshme shoqërisë sesa partnerit. Një gjë e tillë mund të jetë zgjidhje për momentin por aspak për lidhjen tuaj. Jo vetëm gjërat e bukura ndahen së bashku, edhe ato më pak të bukura në mënyrë të tillë që t’i mbani sa më larg dhe që një situatë e tillë të harrohet me kohën dhe të mos përsëritet shpesh.

Të mos qenit mirënjohës

Fakti që ju nuk ziheni, nuk është garanci që gjërat shkojnë më së miri. Mëkati i radhës që hyn në një lidhje është edhe ai i të mos qenit mirënjohës. Një gjë e tillë vihet më shumë re në situata të tilla ku femra është ajo që kujdeset për shtëpinë, fëmijët dhe në fund të ditës nuk merr as edhe një faleminderit nga partneri. Një prej gjërave që nuk na kushton fare dhe që do të bënte të lumtur personin që kemi pranë, ndaj duhet ta përdorim më shpesh.

Mungesa e tërheqjes

Mbase ky është një prej mëkateve më të rënda që mund të ekzistonte në brendësi të një marrëdhënieje. Të mos tërhiqesh më fizikisht nga partneri, të mos kesh dëshirë për të kryer marrëdhënie apo edhe thjesht për një puthje është një prej problemeve më të vështira që një lidhje mund të kalonte, prandaj qëndroni pranë partnerit tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu