Dhurata Dora duket atraktive në pozat e reja, vë në fokus format trupore

0
Dhurata Dora duket atraktive në pozat e reja, vë në fokus format trupore
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora është një prej artisteve më të ndjekura shqiptare në rrjetet sociale.

Krijuesja e hitit “Harrom” vetëm në llogarinë e saj në Instagram numëron mbi 2.4 milionë ndjekës, e ku sjell imazhe nga më të ndryshme.

Njëjtë ka vepruar edhe së fundit, teksa pozoi në disa foto në të cilat fokusin kryesor e kishin linjat e saj joshëse të turpit.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

RonaTyra

29-vjeçarja shihet e veshur në një palë xhinse, të kombinuara me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë, flokët e valëzuara i la ta lira mbi supe, ndërsa mban edhe aksesor në qafë dhe orë ari.

“E lumtur”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave mori mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Dhuratës është “Criminal”, të cilën e publikoi bashkë me klip në dhjetor të vitit që lamë pas dhe deri tani ka grumbulluar mbi 22 milionë klikime në YouTube.

Ndërkohë, këngëtarja nga Kosova gjatë kësaj kohe mbetet e angazhuar edhe me koncerte, kryesisht në Diasporë. /abc24.al/

Foto: Dhurata Dora/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu