Detyron ish-të dashurën të ndërrojë shtëpi

0
Gjigandi

Telashe në horizont për mbrojtësin e Manchester  City, John Stones. Siç ka bërë të ditur The Sun, në fak, ish-e dashura e tij Millie Savage duket se i është drejtuar policisë sepse ndihej… e përgjuar nga futbollisti.

Fajin e kanë telekamerat e instaluara në banesën me vlerë 6 milionë sterlina ku gruaja jetonte vetëm në këtë fazë emergjence të shkaktuar nga coronavirus.

Sipas së përditshmes britanike, gruaja ka kontaktuar policinë sepse kishte ndjesinë se dikush po e përgjonte. Dhe në të vërtetë, gjithmonë sipas Sun, vetë Millie Savage ka pranuar se nga mesazhet e marra nga Stones, futbollisti duket se ishte i mirinformuar nga ajo që po ndodhte brenda banesës.

Të dy, që kanë kohë që janë ndarë, duket se kanë kanë ruajtur kontaktet për shkak të vajzës. Savage ka marrë lejen për t’u transferuar te prindërit e saj sepse nuk ndihej e sigurt. Gjithsesi, Stones duket se nuk ka bërë asnjë shkelje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu