Detaje nga sekuestrimi i kokainës në Durrës, shoqërohet në polici ekuipazhi i anijes

0
15
Gjigandi

Ekuipazhi i anijes në Portin e Durrësit në të cilën u kapën 53 pako me kokainë është shoqëruar në polici.

Sipas gazetares së , Dorja Bezat, qymyri është porositur nga Kolumbia nga një kompani kromi në Shqipëri emri i së cilës nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit.

Ndryshe nga herët e tjera, ku kokaina është gjetur në banana, kësaj radhe trafikantët kanë ndryshuar strategjike duke e fshehur sasinë e drogës në qymyr.

Kokaina është kapur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe.

Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në dy çanta, ndërsa kërkimi për sasi të tjera droge vijon ende mes 6500 ton qymyr.

Operacioni është kryernga Task Forca e Durrësit, e cila ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Itinerari që ka ndjekur anija

Anija “Unistream” është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi më 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, një ditë më parë në orën 08:32.  Nuk dihet nëse sasia e drogës kishte si destinacion final Shqipërinë apo porti i Durrësit ishte përdorur si tranzit nga trafikantët.

Skema e transportit të drogës me banane nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë është përsëritur disa herë gjatë viteve të fundit, ku janë kapur sasi të mëdha kokaine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu