Detaje nga seanca për Nuredin Dumanin! Zbulohet se kur do dalin para gjykatës e dashura dhe mjekë…

0
Detaje nga seanca për Nuredin Dumanin! Zbulohet se kur do dalin para gjykatës e dashura dhe mjekë…
Gjigandi

Gjykata e Elbasanit e caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin në spitalin e Traumës në Tiranë ku ai po kurohet për shkak të plagëve që mori tre ditë më parë ku u plagos në një atentat në zonën e Papërit.

Dumani u arrestua disa orë më vonë në banesën që kishte marrë me qira në Fier ku po merrte ndihmën e parë mjekësore. Asnjë gjurmë nga atentatorin e tij që dyshohet të jetë ish-miku i tij Talo Çela, sot armik, ose një person i paguar prej tij.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se gjatë seancës Nuredin Dumani nuk ka folur asnjë fjalë duke pranuar dënimin në heshtje.

Ndërkohë pritet që në ditët në vijim, trupi gjykues të caktojë një seancë të veçantë për të njoftuar masën për të dashurën e Dumanit dhe mjekët që e ndihmuan të mjekohet natën e atentatit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu