“Dështon” takimi mazhorancë-opozitë për presidentin, s’ka konsensus mes palëve për emrin

0
“Dështon” takimi mazhorancë-opozitë për presidentin, s’ka konsensus mes palëve për emrin
Gjigandi

Raundi i parë i votimit të presidentit pritet të digjet pa dërguar asnjë emër.

Në tryezën e diskutimeve të kësaj të premte u ulën përfaqësuesit e partive të vogla të opozitës.

Por si Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi folën për kritere dhe mundësinë e përpjekjes për një emër konsensual mes opozitës.

Mediu:

Qëndrimi ynë ka qenë që opozita të dalë me figurat e veta. Shpresoj që të arrijmë në këtë konsensus opozitar. Ne kemi vendosur si ‘Aleanca për ndryshim’ që propozime t’i bëjmë brenda opozitës. Nëse nuk do të ketë një qëndrim opozitar nuk marrim pjesë në proces.

RonaTyra

Idrizi:

Shqiptarët kanë nevojë për një president konsensual, sepse po të zgjidhet në këtë mënyrë të tillë, do të kemi në president që e zgjidh krizën parlamentar. Theksuam që do të jetë një njeri me eksperiencë të theksuar politike dhe një figurë me dinjitet. Dhe si një figurë e unitetit kombëtar. Ne gjetëm një vullnet të mirë, edhe pse do të verifikohet, që nuk do të kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme.

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla nënvizoi se nuk ka më kohë shtesë dhe afatet po kalojnë.

Balla:

Bashkë me kolegët kemi zhvilluar sot një raund të dytë me dy nga 3 grupet parlamentare të e opozitës. PS e ka dëshmuar edhe sot dispunueshmërinë për diskutimin e kandidatëve për president. Me të dyja grupet, edhe nga ana e tyre ka pasur një gatishmëria për tu hedhur në procesin e emrave. Vazhdoj të shpresoj që grupi i PD-së të ketë një vendimmarrje për të ardhur në tryezë.

Jashtë bisedimeve këtë radhë mbeti dhe Enkelejd Alibeaj që theksoi një sistem fals.

Alibeaj:

Ne kemi rënë dakord që të marrim pjesë në një proces real, ashtu sikurse e do presidenti i shqiptarëve, mbi palët dhe neutral. Ne jemi ofruar për të pasur një proces dhe ky të jetë i bazuar ne kritere dhe procedurë, si një garanci të domosdoshme për një president që simbolizon unitetin e popullit. Mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur president e vetme, sepse mazhoranca ka deputetë të gjeneruar nga personazhe non grata dhe ka deputetë të tillë.

Votimi i parë për presidentin e republikës mbahet në 16 maj, dhe për tre raundet e para duhen 84 vota. Nëse mbështetja e opozitës nuk do të arrihet socialistët premtojnë votimin me mandatet e tyre që kanë në parlament.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu