Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet që në mesditë të takohet ekspertët e Reformës Zgjedhore, në ambientet e Selisë së PD-së.
Ky takim vjen një ditë pas përfundimit të afatit të paravendosur nga palët përfaqësuese të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Kjo reformë ishte parashikuar që të mbyllej brenda datës së djeshme por padakordësitë mes palëve kanë bërë që afati të shkelet.
Ndërkohë në orën 14:00 pritet që Basha të takohet me aleatët.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas takimit me aleatët, rreth orës 15:00 në selinë e PD-së kreu i opozitës do të zhvillojë një takim me ambasadorët e SHBA, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.
Mendohet se edhe në takimin e sotëm mes Bashës dhe aleatëve të tij, pritet të diskutohet për ecurinë dhe qëndrimet që do të mbahen për Reformën Zgjedhore.
Shkruar nga: top-channel.tv