Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Berisha: Përfaqësues i mafies ruse. Hetuesit kërkuan verifikimin e lidhjeve të tij me Edi Ramën

0
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama për lidhje me ish-zyrtarin e lartë të FBI i cili u vu në pranga një ditë më parë. Në një deklaratë për mediat ditën e sotme ai u shpreh se hetuesot në SHBA kanë kërkuan posaçërisht verifikim të lidhjeve të Ramës me Charles Gonigal për shkak të lidhjeve të këtij të fundit me mafien ruse.

“Zyrtari më i lartë në historinë e FBI u arrestua ditën e shtunë në aeroport në Nju York teksa kthehej nga një udhëtim në Europë. Pak muaj më parë kam denoncuar para publikut shqiptar lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse. U ngarkua në grupin e prokurorit special Myler, ish drejtorit të FBI për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët por FBI gradualisht gjeti se ky vetë shefi kundër inteligjencës së metropolit të SHBA kishte lidhje të sëmura ruse.” – tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se insititucionet e drejtësisë në SHBA kanë kërkuar të hetohen dhe konfiskohen çdo regjistrim material dhe çdo dokument komunikim personal përfshi këtu edhe tekstet e mesazheve të celularëve.

“Mesazhet elektronike me e-mail, mesazhet e fshehta të inkriptuara, mesazhet zanore. Letrat, shënimet mes Charles dhe personave të poshtë shënuar:

Qeverisë së republikës së Shqipërisë dhe personave të lidhur me republikën e Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama. Të hetohen të gjitha takimet e skeduluara, mes Gonigal dhe çdo punonjësi të FBI. Çdo udhëtim i kryer nga Charles Gonigal në Shqipëri të hetohen çdo pagesë dhuratë që i është dhënë atij nga Agron Neza që paraqitej si këshilltar për sigurinë të Edi Ramës, Dorjan Duçka, këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës ose çdo person tjetër i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.” – deklaroi ai.

RonaTyra

Sipas Berishës tashmë është zbuluar se Rama nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles Gonigal ‘225 mijë dollar në një dorë, 80 mijë dollar në një dorë tjetër’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu