“Dëshmitarët e Jehovait” letër mediave, kërkojnë fshirjen e lajmeve për vetëflijimet në Kombinat

0
Gjigandi

Agjencia Informative Lajmifundit.al ka marre diten e sotme ne rruge elektronike nje deklarate qe pretendohet se eshte derguar nga Deshmitaret e Jehovait ne Shqiperi (nuk kemi snje te dhene zyrtare qe konfirmon se derguesi i materialit te shkruar eshte pikerisht ai qe pretendohet ne permbajtjen e materialit. Informacioni nuk ka firme, nuk ka vule, ne fund te materialit eshte vendosur nje emer por nuk ka asnje te dhene konfirmuese se personi ne fjale ekziston dhe se eshte ne dijeni te materialit qe pretendohet se eshte nenshkruar prej tij).

Materiali i mberritur ne adresen e Lajmifundit.al diten e sotme

Megjithate, duke qene se ne materialin qe eshte derguar nga adresa e e-mailit: [email protected] (te cilen ne nuk jemi ne gjendje ta verifikojme se kujt i perket), pretendohet se Lajmifundit.al ka publikuar artikuj te njeanshem dhe te pavertete duke cenuar prestigjin e Deshmitareve te Jehovait, ne Shqiperi dhe me gjere, ne jemi te detyruar te sqarojme si me poshte vijon:

1 – Denojme me ashpersi kercenimin qe artikulohet ne kete material per perballjen e mediave me padi gjyqesore, si nje akt qe shkel hapur lirine e shprehjes dhe te medias dhe si nje perpjekje per ti mbyllur gojen medias ne kohen kur drejtesia ende nuk ka dhene fjalen e saj.
Ne asnje rast dhe ne asnje rrethane Lajmifundit.al nuk ka pretenduar dhe nuk ka nxitur lexuesit te mendojne se viktimat kane qene anetare te Deshmitareve te Jehovait. Ne kemi percjelle informacionin e burimeve dhe te mediave te tjera qe pretendojne se viktimat kane frekuentuar grupe te Deshmitareve te Jehovait por pa pretenduar se grate kane qene anetare zyrtare te ketij grupimi.

2 – E publikojme deklaraten e derguar nga “Deshmitaret e Jehovait”, nese ata jane vertet derguesit e saj, sepse jemi nje media e hapur dhe e paanshme dhe pse materiali qe po publikojme cenon punen tone, cenon lirine tone dhe ne menyre te padrejte e paragjykuese, deklaron nje version te caktuar te ngjarjes ne kohen kur autoritetet e hetimit ende nuk kane thene fjalen e tyre.
Askush ne Shqiperi nuk ka te drejten te pretendoje nje version te caktuar te ngjarjes, persa kohe autoritetet dhe institucionet nuk kane thene fjalen e tyre. Deklarata qe pretendohet se vjen nga Deshmitaret e Jehovait, nderhyn ne pavaresine e medias por edhe ne punen e policise, prokurorise dhe institucioneve qe duhet te zbardhin ngjarjen.

3- Lajmifundit.al mbetet nje media e hapur dhe e paanshme, me interesin e vetem informimin e publikut ne menyre te shpejte, ne menyre te sakte e te paanshme duke dhene te gjitha qendrimet e paleve. Per rrjedhoje ne publikojme te plote deklaraten e pretenduar se vjen nga Deshmitaret e Jehovait, pa e cenuar ate ne permbajtje, me qellimin per ti dhene lexuesit informacionin e gjithanshem ne menyre qe te mos jemi ne, por qytetari ai qe gjykon se cila eshte e verteta.

4 – Rezervojme te drejten per te mos mbajtur qendrim mbi ngjarjen e ndodhur ne Kombinat dhe asnje grupi apo sekt fetar persa kohe qe nuk ka nje vendim te prokurorise dhe gjykates se Republikes se Shqiperise dhe garantojme se vendimin apo konkluzionet e ketyre institucioneve ne lidhje me ngjarjen e ndodhur do ti publikojme te plota ne momentin e pare te mundshem.

5- Ne deklarojme me pergjegjesi te plote se besojme ne rendesine e patjetersueshme te jetes dhe ekzistences se njeriut dhe si qytetare e me pas si gazetare e si media, kemi percjelle me shpejtesine dhe saktesine me te madhe te mundshme te ndikuar edhe nga rrethanat, informacione dhe arikuj mbi ngjarjen e rende ku dy qytetare te Republikes se Shqiperise kane humbur jeten ne rrethana ende te paqarta dhe nje e trete eshte derguar ne gjendje te rende ne spital.

6 – Ne hedhim poshte cdo pretendim te cdokujt, se Lajmifundit.al ka mbajtur qendrime te njeanshme dhe ka publikuar fakte a rrethana qe demtojne kredibilitetin e kujtdo. Ne asnje rast ne asnje rrethane ky nuk eshte as misioni as qellimi yne. Ndaj deklarojme me pergjegjesi te plote se publikimet tona apo ripublikimet qe ne kemi bere bazuar ne artikuj te mediave te tjera, jane keqkuptuar me dashje nga derguesit e materialit ne fjale.

7 – Ne deklarojme se do te zbatojme cdo urdher qe vjen nga institucionet e shtetit shqiptar, perfshire Komisionerin per mbrojtjen nga Diskriminimi, policine, prokurorine apo gjykaten shqiptare, por refuzojme te nenshtrohemi nga kercenimet e cdo individi apo organizate duke deklaruar se interesi dhe misioni yne eshte informimi i paanshem i publikut.

ME POSHTE, PUBLIKOJME TE PLOTE DEKLARATEN E PRETENDUAR SE VJEN NGA “DESHMITARET E JEHOVAIT”

Drejtuar: KRYEREDAKTORIT/BOTUESIT TË LAJMIFUNDIT.AL

Për dijeni: Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Kjo letër është e panegociueshme dhe përfundimtare dhe mund të përdoret si provë në gjykatë.
I/E nderuar:

Ne jemi organizata e Dëshmitarëve të Jehovait në Shqipëri, e regjistruar zyrtarisht në Republikën
e Shqipërisë, dhe përfaqësojmë më shumë se 12.000 pjesëtarë dhe mbështetës të organizatës në
territorin e Shqipërisë. Ka mbi 8.5 milionë Dëshmitarë të Jehovait në 240 vende. Dëshmitarët e
Jehovait kanë qenë aktivë në Republikën e Shqipërisë të paktën që nga viti 1922.
Reputacioni ynë si anëtarë të mirë të familjeve dhe qytetarë të ndershëm, punëtorë dhe të bindur
ndaj ligjeve, është i rëndësishëm për çdo Dëshmitar të Jehovait.

Prandaj, u tronditëm që lajmet tuaja, të datave të renditura më poshtë, i lidhën në mënyrë të
rreme Dëshmitarët e Jehovait me vdekjen e tmerrshme të anëtarëve të familjes Josifi në Tiranë.
Një kopje e raportimeve tuaja gjenden online në këto adresa:

· Të enjten më 2 Korrik 2020
https://lajmifundit.al/2020/07/02/detaje-tronditese-trupi-i-vajzes-ne-kombinat-dyshohet-te-jetembajtur-5-muaj-ne-banese-nena-e-motra-e-lyenin-me/
· Të premten më 3 Korrik 2020
https://lajmifundit.al/2020/07/03/del-fotoja-besonin-tek-ringjallja-kush-eshte-nena-dhe-dyvajzat-e-saj-qe-u-veteflijuan-ne-kombinat/
https://lajmifundit.al/2020/07/03/ne-shtepine-e-tyre-hynin-vajza-e-vdekur-u-gjet-ne-krevatin-esaj-nena-ne-dhomen-tjeter-e-mbijetuara/
https://lajmifundit.al/2020/07/03/vajza-kishte-15-muaj-e-vdekur-ne-shtepi-trupi-ishtemumifikuar-nene-e-bije-40-dite-pa-buke-e-uje-flet-vajza-e-mbijetuar/
https://lajmifundit.al/2020/07/03/nene-e-bije-te-veteflijuara-ne-banese-fqinja-kishte-dy-vjet-qenuk-dilnin-nga-shtepia-nuk-pranonin-ndihma/
https://lajmifundit.al/2020/07/03/nuk-mund-te-imagjinohet-ajo-qe-ndodhi-ne-tirane-mediatgreke-raportojne-ngjarjen-ne-kombinat/

TEL (355) 42-40-72-60
(355) 69-99-30-072
FAX (355) 42-40-72-54

Vetëflijimi horror i nënë e bijë/ Edhe babai u hodh nga pallati

https://lajmifundit.al/2020/07/03/deshmitaret-e-jehovait-te-shpallen-te-paligjshem-eksperti-ikriminalistikes-deklarate-pas-ngjarjes-tronditese/
https://lajmifundit.al/2020/07/03/deshmi-rreqethese-per-veteflijimin-e-deshmitareve-te-jehovaite-afermja-vinte-ere-e-keqe-e-ema-me-tha-qe-anisa-po-ben-ditet-e-zotit/
· Të shtunën më 4 Korrik 2020
https://lajmifundit.al/2020/07/04/prokuroria-nis-hetimin-ndaj-te-gjitha-sekteve-fetare-neshqiperi-akuze-edhe-per-blerta-josifin/
https://lajmifundit.al/2020/07/04/sakrifikoi-veten-dhe-vajzen-zhaneta-josifi-kishte-punuar-neshtepine-e-nje-ish-kryeministri-shqiptar/
https://lajmifundit.al/2020/07/04/besimi-ne-zot-i-shnderruar-ne-makth-sjell-vec-te-keqija-vetevrasjete-deshmitareve-te-jehovait-jane-te-shumta/
· Të dielën më 5 Korrik 2020
https://lajmifundit.al/2020/07/05/perendia-mund-ti-riktheje-ne-jete-te-vdekurit-zbulohet-sektiqe-rekrutoi-grate-e-veteflijuara-ne-tirane/
https://lajmifundit.al/2020/07/05/veteflijimi-ne-tirane-vellai-i-zhaneta-josifit-te-merren-masa-dokete-viktima-tjera/

· Të hënën më 6 Korrik 2020
https://lajmifundit.al/2020/07/06/veteflijimi-i-nene-e-bije-prokuroria-nis-hetimin-per-disadeshmitare-te-jehovait-dhe-te-vajzen-e-mbijetuar/
https://lajmifundit.al/2020/07/06/brenda-baneses-horror-dalin-pamje-nga-dezinfektimi-idhomave-ku-nene-e-bije-u-gjeten-te-pajete/
https://lajmifundit.al/2020/07/06/autori-i-krimit-mbeti-pa-emer-te-pathenat-e-tragjedise-netirane/
https://lajmifundit.al/2020/07/06/kush-jane-deshmitaret-e-jehovait-qe-te-mbijne-ne-dere-njihunime-anen-e-erret-te-tyre/
https://lajmifundit.al/2020/07/06/nga-2003-2020-keta-jane-praktikuesit-e-jehovait-qe-kanekryer-vetevrasje-pjesa-derrmuese-te-mitur-dhe-adoleshente/
https://lajmifundit.al/2020/07/06/blerta-josifi-po-mbahet-ne-psikiatri-vajza-vuan-nga-psikoza-einduktuar-por-ka-nisur-te/

· Të mërkurën më 8 Korrik 2020
https://lajmifundit.al/2020/07/08/tjeter-histori-shokuese-do-ringjallem-ne-nje-trup-te-perjetshemgruaja-nga-tirana-6-muaj-pa-ngrene/

· Të enjten më 9 Korrik 2020
https://lajmifundit.al/2020/07/09/ngjarja-tragjike-ne-kombinat-qytetari-anisa-me-erdhi-ne-dereme-deshmitaret-e-jehovait-tani-jane-zhdukur/

As Zhaneta, as Blerta as Anisa apo ndonjë anëtar tjetër i familjes Josifi nuk janë e nuk kanë qenë
ndonjëherë Dëshmitarë të Jehovait. Pasi kemi kontaktuar 33 kongregacionet e Dëshmitarëve të
Jehovait në Tiranë, mund të konfirmojmë me siguri të plotë se familja Josifi nuk është shoqëruar
kurrë me asnjë kongregacion të Dëshmitarëve të Jehovait. Për këtë arsye, raportimi në lajmet
tuaja është i rremë dhe është një shpifje për organizatën tonë fetare. Dëshmitarët e Jehovait kudo
në botë nuk kanë të bëjnë fare me sjelljen e tmerrshme të përshkruar në raportimin tuaj.

Jemi të ofenduar thellësisht që emri ynë është lidhur me veprime të tilla tronditëse dhe të papranueshme si vetëvrasje «vetë-flijuese» dhe «rite fetare» që përfshijnë mosushqyerjen. Është më se e njohur se Dëshmitarët e Jehovait i dënojnë veprime të tilla dhe nxisin respektin për jetën. Siti zyrtar i Dëshmitarëve të Jehovait (www.jw.org/sq) përmban mjaft artikuj që inkurajojnë respektin për
jetën dhe që ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për ata që mendojnë të kryejnë vetëvrasje, si këta
artikuj që vijojnë:

· «I shpëtojnë nga vetëvrasja»
· Kulla e Rojës, Nr. 2 2019, «Ia vlen të jetosh!»
· Zgjohuni! Prill 2014, «Jo vetëvrasjes!—Tri arsye pse ia vlen të jetosh»
· «Dua të vdes: A mund të marr forcë nga Bibla që të luftoj mendimin për të vrarë veten?»
Është e papranueshme që ju i keni botuar këto lajme pa u konsultuar më parë me ne për sa i
përket vërtetësisë së akuzave kundër organizatës sonë fetare. Edhe pas deklaratës së qartë që
organizata jonë botoi për mediat duke thënë se «pjesëtarët e familjes Josifi, jo vetëm që nuk kanë
qenë pjesë e organizatës sonë por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait»,
media juaj ka vazhduar të botojë informacione të rreme.

Akuzat e pavërteta, të pabaza dhe shpifëse të botuara në raportimin tuaj i kanë shkaktuar
shqetësim të madh Dëshmitarëve të Jehovait dhe kanë dëmtuar reputacionin e çdo Dëshmitari të
Jehovait dhe besimit fetar të Dëshmitarëve të Jehovait në gjithë Shqipërinë dhe
ndërkombëtarisht. Raportimi juaj, po ashtu, ka dëmtuar dhe ka cenuar liritë e organizatës sonë
fetare në gjithë Republikën e Shqipërisë dhe në shtetet e tjera ku mediat i kanë bërë jehonë lajmit
tuaj. Akuzat e pavërteta, të pabaza dhe shpifëse në raportimin tuaj kanë ndikuar negativisht në
aktivitetin publik edukues të Dëshmitarëve të Jehovait. Si rezultat, ka cenuar praktikimin e
besimit tonë, të grumbullimeve tona dhe lirinë tonë të shprehjes, në shkelje të Neneve 8, 9 dhe 10
të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Sulmet e pabaza, të pavërteta dhe shpifëse ndaj çdo grupimi fetar, përbëjnë diskriminim në
formën e tij më të rrezikshme, në shkelje të Nenit 14 të Konventës Evropiane të të Drejtave të
Njeriut. Toleranca e pluralizmit fetar është një nga shtyllat e një shoqërie demokratike. Gjykata
Evropiane e të Drejtave të Njeriut e pranoi këtë në çështjen Kokkinakis v. Greece, 25 maj 1993,
par. 36, Series A nr. 260-A dhe Ivanova v. Bulgaria, nr. 52435/99, par. 79, ECtHR 2007.
Akuzat e pabaza, të pavërteta dhe shpifëse që keni botuar, ushqejnë një frymë intolerace dhe
urrejtjeje kundër organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait. Këto të pavërteta që keni botuar
ushqejnë frymën intolerante që ekziston mes disa grupeve dhe sjell si pasojë ngacmime dhe
veprime të tjera të paligjshme kundër Dëshmitarëve të Jehovait.

Duke qarkulluar këto informacione të pavërteta dhe shpifëse ju po shkelni hapur parimet
themelore të kushtetutës, siç është Neni 3, i cili nxit respektin dhe mbrotjen «e dinjitetit të
njeriut» veçanërisht të atyre që i përkasin pakicave; dhe Neni 18, që i mbron qytetarët nga
diskriminimi.

Prandaj, kërkojmë që të merrni masat vijuese:
1. Ndëpritni menjëherë botimin ose qarkullimin e informacioneve të rreme për
Dëshmitarët e Jehovait si individë ose si grup.
2. Brenda 7 ditëve nga data e kësaj letre, botoni sipas formatit të bashkëngjitur një
përgënjeshtrim të plotë, duke tërhequr akuzat e bëra mbi atë që besojnë Dëshmitarët e
Jehovait dhe për aktivitetet e tyre, duke pranuar që ato akuza janë të pabaza dhe të
pavërteta.
3. Brenda 7 ditëve nga data e kësaj letre, kërkoni falje publike për përfshirjen tuaj në
këtë diskriminim kundër Dëshmitarëve të Jehovait.

Nëse nuk i merrni masat e mësipërme, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të udhëzojmë avokatët tanë
të procedojnë me hapa ligjorë kundër jush personalisht dhe medias tuaj pa njoftim të mëtejshëm.
Do të bazohemi te Nenet 617 dhe 625 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe/ose Nenet
119, 119/b, dhe 120 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, mes masave të tjera ligjore.
Nëse dëshironi të takoheni me përfaqësues të Dëshmitarëve të Jehovait për këtë çështje apo për
pyetje që mund të keni për aktivitetet dhe për atë që besojmë, ju lutemi të na informoni dhe ne do
të organizojmë një takim.
Ju lutemi të veproni siç është kërkuar më sipër.
Me respekt,
Arben Vasili

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu