Dëshmia/ Përplasi dy policët me “Range Rover”, gjykata e Durrësit lë në burg Hysen Picin: Më kapi paniku sepse kisha me vete…

0
Gjigandi

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg këtë të hënë shtetasin Hysen Pici. Pici u arrestua disa ditë më parë pasi përplasi me mjetin e tij ‘Range Rover’ 2 efektivët.

Burime për median bëjnë me dije se Pici ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të dëmtonte policin dhe se gjithçka e ka bërë në gjaknexhtësi.

“Më vjen shumë keq për gjithçka ndodhi. E di që bëra gabim që u futa kundravajtje, por s’kishte makina dhe mendova t’i bija shkurt. Në këtë moment më dolën policia përpara. Më kapi paniku sepse kisha armë me vete dhe tentova të largohesha me qëllim mos të më kapnin me pistoletë. Më vjen keq edhe për efektivin e lënduar, nuk doja ta godisja. Kam qenë vetëm në makinë”, mësohet të ketë thënë ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu