Kush është gazetarja e BIRN që fshihet pas emrit Basjola Pandeli dhe çfarë e lidh me Ben Tigrin. A e ka paditur Vesho mallistin që i tha se bridhte në Dubai pas Alabarit dhe më pas e sulmoi me pagesë?

0
Gjigandi

Një zonjë misterioze me emrin Basjola Kujtim Pandeli, një ditë para Shën Valentinit, kishte firmosur një padi drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke pretenduar se Prapaskena ka shpifur kundër saj.

Në mungesë të përmbajtjes së kërkesë-padisë, nisëm të kërkonim rreth emrit misterioz Basjola Pandeli, i padëgjuar kurrë më parë. Menjëherë shkruajtëm emrin e paditëses në Google. Asnjë e rezultat. Kërkuam me emrin misterioz në arkivin e faqes Prapaskena dhe më pas në Facebook. Zero të dhëna. Teksa kureshtja shtohej, nisëm të kërkonim në numratorë të vjetër telefoni, në qendrën e biznesit dhe të dhëna të tjera të hapura. Sërish zero rezultat.

 

Në regjistra të tjerë konfidencialë figuronte paditësja Basjola Kujtim Pandeli, por ky emër nuk përfaqësonte asgjë. Nuk lidhej me asgjë. Ishte si një guaskë apo lëvozhgë boshe dhe e harruar. Nisëm kërkimet në rrugë operative. Burimet më të nëndheshme, si rrallëherë, ngrinin supet.

RonaTyra

 

U desh të prisnim dhe lexonim kërkesë-padinë për të mësuar se Basjola Pandeli qenkërka gazetarja Ola Xama, e cila prezantohet se punon për Birn, një media që mbështetet nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Zakonisht, me dy ose më shumë emra operojnë bosët e trafikut të drogës, vrasësit me pagesë, spiunët etj., pra dikush që kërkon të fshehë të shkuarën e errët apo që po kryen një veprimtari të paligjshme.

 

Nuk besojmë se Basjola Pandeli ka lidhje me botën e krimit dhe as se ka përdorur emrin Ola Xama për qëllime të liga apo halle të vjetra. Megjithatë, në kërkesë-padinë e zonjës Basjola Pandeli allias Ola Xama, përftohen disa të dhëna interesante.

 

Së pari, Basjola Pandeli allias Ola Xama thotë se banon në Rrugën Dervish Hima, Ambasador 3, nr. 57, Tiranë. Teksa shumica e gazetarëve banojnë me qira apo apartamente me kredi në Astir, zona e Freskut, Kamëz, Paskuqan, Yzberisht etj., Basjola Pandeli allias Ola Xama banon te ‘Ambasdor 3’, një zonë elitare, në të cilën banojnë edhe oligarkë, ministra dhe ish ministra, drejtorë me ose pa dosje në SPAK, pra ata të lekëve, koncensioneve, tenderave, investitorëve strategjikë dhe ndonjë i punëve të tjera.

 

Se si arriti Basjola Pandeli allias Ola Xama të bëhet banore e ‘Ambasdor 3’, me rrogën si gazetare, kjo mbetet për t’u parë.

 

Pavarësisht disa ‘xhonglimeve’ muajt e fundit me artikuj nën çatinë e BIRN, deri më sot, Ola Xama, emri i vërtetë i të cilës paskërka qenë Basjola Pandeli, është perceptuar se i përket gazetarëve që banojnë në periferi, larg grupit të gazetarëve me vila në Rolling Hills, Gjirin e Lalzit, Palasë, Kodra e Diellit etj., gazetarëve me pallate, licenca televizive, makina luksoze dhe disa po bëhen investitorë strategjikë.

Së dyti, në kërkesë-padi, Basjola Pandeli allias Ola Xama kërkon 400 mijë lekë dëmshpërblim nga Prapaskena për cënimin e dinjitetit personal dhe profesional nga të pavërtetat e pretenduara.Na bëri përshtypje shifra kaq e ulët. Ne jemi mësuar me shifra dëmshpërblimi mbi 100 mijë euro, madje në disa raste edhe qindra mijëra euro, gati se pretendimet në Arbitrazh të disa biznesmenëve.

Shifra 400 mijë lekë është zhgënjyese për ne dhe ndoshta fyese për dinjitetin e zonjës Basjola Pandeli. Edhe pse ne nuk i kemi cënuar dinjitetin zonjës siç ka bërë Vesho mallisti, dinjitetit të saj nuk mund t’i vihet çmim, aq më tepër 400 mijë lekë.Ne jemi gati të negociojmë me zonjën Basjola Pandeli allias Ola Xama, madje i lutemi dhe i përgjërohemi asaj publikisht, që ta rrisë shifrën e dëmshpërblimit në kërkesë-padi. E paguajmë vetë tarifën shtesë në gjykatë.

Së treti, muaj më parë, Vesho mallisti shkroi në tezgën dhe pusetën e tij mediatike se Ola Xama ‘dikur bridhte nëpër Dubai duke intervistuar Mohamed Alabbar‘, ndërsa më vonë sulmoi me pagesë ‘projektin më të madh në Shqipëri’ dhe ‘investimin e shekullit’.

Veshos i japin ndonjë ndonjë peshk dhe bakshish ata që kanë përlarë pronën publike në Durrës dhe që do pastrojnë paratë e pista në ndërtim.Nuk e dimë nëse Ola Xama ka bërë ndonjë padi në gjykatë kundër Vesho mallistit për akuzat se ajo bridhte në Dubai dhe se mori lekë xhepi diku, nëse është ndjerë apo jo e cënuar në dinjitet. E ngremë këtë pyetje pasi kemi dyshime se për të për të paditur Prapaskenën, 8 muaj pas shkrimit, Ola Xama mund të jetë nxitur nga Vesho mallisti aty ku Veshos i jep tasin e supës Bert Sino për të sharë Top Channel dhe trashëgimtarët e Dritan Hoxhës, krahas përpjekjeve për t’i marrë pasurinë ish shokut të ndierë. Vesho mendon se makthi i tij më i tmerrshëm, që janë paditë civile dhe penale, janë pikë e dobët edhe për të tjerët. Ky mendim i është kthyer në psikoz. Ne jemi befasuar kur një oligark, pasi tërhoqi një padi qesharake, na tha gati duke qarë se e kishte nxitur Vesho mallisti.

Por, nuk do donim që as ta besonim se Ola Xama ka përfunduar duke e instruktuar Vesho mallisti, kryefundërrina dhe puseta e medias në Shqipëri.

Si përfundim, kemi disa pyetje për Ola Xamën:

-A jeni paguar nga Arben Ahmetaj për të përdorur BIRN, për të sulmuar Erion Veliajn dhe disa ish shokë të Tigrit, me të cilët Tigri u prish në pazare?

-Si ka mundësi që në 320 faqe dosje të SPAK-ut për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, ju ‘zbuluat’ në dy paragrafë ‘korupsionin’ e Veliajt, në shkrimin që publikuat te BIRN?

-A keni përfituar ju para publike nga Rindërtimi, përmes burrit tuaj Ilir Pandeli allias El Pandeli si nënkontraktor, me ndërhyrjen e paligjshme të Arben Ahmetajt?

-A ka trokitur Ben Tigri në disa institucione duke kërkuar favore për burrin e Olës dhe mos vallë është filmuar?

-Nëse Sandri të pagoi apo urdhëroi për të shkuar në Dubai për të intervistuar Alabbar për investimin e shekullit, kush të pagoi për ta sulmuar më pas projektin?

-A e keni përdorur BIRN për të vendosur gjoba dhe përfituar para publike?

Kaq për sot!/ prapaskena

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu