“Desha t’i merrja stolin te Reali, por Mourinho ma punoi në Londër”

0
Gjigandi

Nga nënkampion Europë në të shkarkuar. Kjo ka qenë trajektorja e pabesueshme e Mauricio Pochettino në pak më shumë se gjysmë viti. Verën e kaluar sfidonte Liverpool për trofeun e Champions-it, ndërsa në fundin e vitit që shkoi shkarkohej nga stoli i Tottenham. Argjentinasi u rikthye të flasë për atë moment të hidhur, kur u zëvendësua nga José Mourinho.

Për “The Guardian”, ai tha: “Kur trajnoja Espanyol, Mourinho erdhi te Real Madridi. Ne u takuam dhe ai më dha një shishe verë të kuqe dhe dy fanella të Realit për fëmijët e mi. Nga ai moment ne vendosëm një miqësi të mirë. Jam i lumtur, që pikërisht ai më zëvendësoi te Tottenham. Unë jam gjithashtu i kënaqur që e kam lënë klubin në një pozitë të privilegjuar dhe me siguri José është mirënjohës për këtë”.

Pochettino besonte se mund të merrte vendin e Mourinho te Real Madridi, gjatë përvojës në Spanjë, por përkundrazi, ndodhi e kundërta: “Unë gjithmonë mendoja se mund ta zëvendësoja atë, por jeta është e çuditshme. Ai më zëvendësoi mua në Londër. E pabesueshme apo jo?”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu