Kriza ekonomike në Shqipëri është shkaktuar nga vendimet e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, tha sot gjatë fjalës së saj në Kuvend deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Sipas Tabakut, 30% e shqiptareve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.
“Kriza e korrupsionit është ajo që ka trokitur në derën tonë. Nuk është rastësi që tregu i karburanteve kryesoret nga oligarkia”, tha më tej deputetja”, ka shtuar Tabaku.
“Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike, një krizë që nuk ka lidhje me luftën, nuk ka asnjë lidhje me dinamikat botërore, por ka lidhje me një individ, politikat ekonomike që ka ndjekur këto vite. Kemi rrije çmimesh, rritje të varfërisë dhe kushdo e ndjen në xhepat e tyre. Kjo situatë ka nisur që në fund të vitit të kaluar pa nisur agresioni rus”, tha deputetja.
Tabaku nënvizoi se 42% e të ardhurave të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime, raporton Euronews Albania.
PD ka thërritur sot një mocion debati në Kuvend në lidhje me rritjen e çmimeve në vend.
/abc24.al/