Dele Alli; Mesfushori i Tottenham pezullohet një ndeshje për postimin e koronavirusit

0
Gjigandi

Mesfushori i Tottenham Dele Alli është pezulluar për një ndeshje nga federata angleze e futbollit prej një postimi në rrjetet sociale në lidhje me koronavirusin.

24 vjeçari kishte ndarë me fansat një video ku duket se bënte humor me sëmundjen dhe me një njeri me tipare aziatike, ku sipas referencave sugjerohej se sëmundja ka ardhur prej këtij kontinenti.
Futbollisti i kombëtares së Anglisë është gjobitur gjithashtu 50,000 paundë dhe urdhëruar të kryejë një kurs edukimi mbi çështjen.
Masa bën që ai të humbasë ndeshjen e parë të rikthimit të Totenham në Premierligë, në Londër kundër Manchester United më 19 qershor.
Në video shihet vetë Alli që mban një maskë në një sallë aeroporti, para se kamera të zhvendoset për të treguar një burrë me pamje aziatike, dhe të fokusohet te një shishe dezinfektanti.
Në një deklaratë Alli tha: “Në përgjigje të vendimit të federatës dua të kërkoj falje nëse kam ofenduar dikë. Ishte një shaka e pamenduar dhe jam i lumtur që federata nuk më ka akuzuar për racizën sepse e përçmoj”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu