Rruga që mbeti rrugëve/ Kardhiq-Delvinë, peng i burokracive shtetërore

0
Gjigandi

Kjo është një pjesë e rrugës së re Kardhiq-Delvine. Ajo nisi të ndërtohej në qershor të vitit 2008 në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe në 34 kilometrat e saj duhet të mbaronte për dy vite.

Por 12 vite më pas, rruga është ende në mesin e saj. Në disa lote është duke u punuar ende për krijimin e shtratit të saj, por puna ka mbetur në mes në pjesën e tunelit. Pa ndërtimin e tij, rruga nuk ka asnjë vlerë. Ky aks u financua me synimin për të lehtësuar lidhjen e zonës turistike të Sarandës me pjesën tjetër të vendit dhe do shkurtonte në tre orë rrugëtimin nga Tirana në Sarandë. Por fatkeqësisht rruga ka mbetur rrugëve. Ajo u bë pjesë e një lufte politike dhe kompania që fitoi u eliminua në mënyrë të parregullt dhe mafioze.
Po çfarë ndodhi? Autoriteti shtetëror i rrugëve hapi garën për ndërtimin e tunelit të Kardhiqit disa kilometra të gjatë dhe disa kompani u futën në garë, por ARSH skualifikoi shumë prej tyre përfshi edhe kompaninë që kishte ofruar shumën financiare më të favorshme për shtetin. Çështja përfundoi në komisionin e prokurimeve publike që ka rolin e një gjykate ndërsa disa padi dhe kundër padi u bënë në vjeshtën e vitit 2019. Prokuroria ka nisur një procedurë e cila po zgjatet ndërsa komisioni i prokurimeve publike që ka rolin e një gjykate ka pezulluar shqyrtimin e ankesës. Zgjatja e hetimit nga prokuroria dhe mosdhënia e përgjigjes nga KPP përkthehet në bllokimin e punës në këtë rrugë të re mos ndërtimi i së cilës i kushton ekonomisë së vendit, banorëve të jugut dhe veçanërisht turizmit në këtë zonë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu