Deklaratat e Wadephul/ Rama: I nxituar, zhvleftëson Kuvendin! Nuk i kemi premtuar Bundestagut si kusht lumturinë e Bashës!

0
Gjigandi

Zv.kryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul tha dje se reforma zgjedhore duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime.

Këtë deklaratë të tij në komunikimin që kryeministri Edi Rama po mban për mediat i pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu tha:
“Gjermania është pikë referimi për ato çfarë mishëron për funksionimin e demokracisë, lokomotivë e fuqishme që udhëheq Evropën. Deklarimi i djeshëm i Wadephul i nxituar, është mik i Bashës por dhe i imi. E çmoj shumë përpjekjet e tij, ato se çfarë ka shpenzuar ai për vendin nuk ia hedh poshtë por ajo e djeshmja zhvleftëson kuvendin. Ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për ta ndaluar Kuvendin të shkojë përtej saj.
Në planin etik zhgënjyes, duhet të flitet me fakte, ai nuk e ka sajuar por e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionet , kjo është e pavërtetë, ato thjesht do jenë si në çdo vend evropian , ku partitë kanë të drejtë të grupohen si duan, siç e bën dhe partia e tij. Në planin politik, mbanë anën e opozitës.
Dua të merrem me thelbin më vjen keq për faktin se në deklarimin e djeshëm vihet në pikëpyetje edhe pikëpamja për negociata, por Bundestagu s’na kanë vënë kusht të bëjmë të lumtur Bashën. Bundestagu dhe KE i kanë kërkuar vendit miratimin e një reforme elektorale dhe pikë, nuk duhet të gjykohet vendi në bazë të fjalëve dhe anësive politike, por duhet të gjykohet mbi bazën e fakteve.
Nuk jam penduar që ne e pritëm në pafundësi opozitën jashtë në tryezë që e shtyu shumë procesin për realizimin e kësaj reforme”, tha Rama.
Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/14/terhiquni-nga-ndryshimet-kushtetuese-kercenimi-nga-bundestagu-gjerman-bllokojme-hapjen-e-negociatave-me-be/

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu