Do të kushtojë 120 milionë euro

0
Gjigandi

Jadon Sancho do të bëhet lojtar i Manchester United këtë verë vetëm nëse skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm. “Djajtë e Kuq” po e kërkojnë me ngul lojtarin, i cili ka shkëlqyer në radhët e verdhezinjve që kur  transferua në Bundesligë pasi u nda nga Manchester City në vitin 2017.

20-vjeçari e pret më shumë dëshirë transferimin në “Old Trafford”, por që kjo të ndodhë duhet plotësuar një kriter kryesor. Sipas “Bild”, Sancho do të thotë “po”, sapo United të sigurojë matematikisht një nga katër vendet e para në Premier League.

Skuadra e Solskjaer aktualisht mban vendin e pestë në të njëjtën kuotë pikësh me Leicester City-n e vendit të katërt, kundërshtar me të cilin do të përballet në javën e fundit të kampionatit.

United shpresonte që edhe vendi i pestë do të mund të kishte mjaftuar për të hyrë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë, por vendimi i KAS-it për ta hequr pezullimin e Manchester City-t e komplikoi më tej situatën. Nëse siguron Champions, Manchester United do të ofrojë zyrtarisht 120 milionë euro për kartonin e Sanchos, përgjigjja e të cilit në këtë rast do të ishte pozitive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu