Deklarata e CDU-CSU/ Bardhi: Mesazh i qarte i Berlinit! Pa plotesuar kushtet, nuk ka negociata – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës, Christian Schmidt kanë reaguar ditën e sotme me një deklaratë të përbashkët pas moshapjes së negociatave me BE-në të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas partive qeverisëse në Gjermani, tani është momenti që dy vendet të shohin “JO-në” e Këshillit të Evropës, si një nxitje të fortë për vijimin e refomave integruese.

Por lidhur me këtë deklaratë reagon edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Sipas tij, mesazhi i Berlinit është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat.

“Mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian përmes Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU z. Johann Wadephul dhe relatorit për Shqipërinë, z. Christian Schmidt.

RonaTyra

Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat.

Koha e propagandës ka mbaruar!

Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Ramës”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.
The post Deklarata e CDU-CSU/ Bardhi: Mesazh i qarte i Berlinit! Pa plotesuar kushtet, nuk ka negociata appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu