Qytetarët rrezikojnë një përjashtim dyvjeçar nga Champions League dhe trajneri i Belgjikës. Robert Martinez, beson se mesfushori mund të konsiderojë një transferim nëse apeli i klubit për hedhjen poshtë të vendimit të UEFA-s nuk do të jetë i suksesshëm.
“Kevin është një fitues. Mendoj se do të marrë gjithçka në konsideratë”, ka thënë Martinez për Bein Sports. “Ai është në kulmin e formës së tij në këtë moment, por duhet të mendojë se çfarë do të ndodhë në katër ose pesë vitet e ardhshëm.” – tha ai.
“Kevin është i pjekur dhe do të mendojë për gjithçka para se të marrë një vendim”.
“Besoj se e ardhmja e klubit në Champions League dhe e ardhmja e trajnerit do të kenë një ndikim të madh” – përfundoi tha.