De Bruyne ‘frikëson’ Man Cityn me këtë deklaratë

0
Gjigandi

Kevin De Bruyne ka pranuar se do të marrë në konsideratë të ardhmen e tij nëse ndalesa dy-vjeçare e Manchester City do të qëndrojë në fuqi në garat evropiane.

Kampionët e Premierligës janë ndaluar nga të gjitha garat e UEFA-s për dy sezonet e ardhshme për “shkelje serioze” të rregullave të Fair Play Financiar, por kanë apeluar kundër dënimit në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit (CAS).

Kontrata aktuale e De Bruyne me Cityn shkon deri në qershor 2023 dhe megjithëse ai është “i lumtur” në klub, mesfushori i Belgjikës thotë se një përjashtim i gjatë nga konkurrenca elitare e Evropës mund të ketë një efekt në rrugën e tij të karrierës.

“Klubi na ka thënë që ata do të apelojnë vendimin dhe ata janë 100 përqind të bindur se ata kanë të drejtë”, i tha De Bruyne Het Laatste Nieuws.

“Unë kam besim në klubin tim: nëse ata po thonë se është e vërtetë, atëherë unë i besoj ata. Ne do të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Sapo të ketë një vendim përfundimtar unë do ta shikoj atë”.

RonaTyra

“Dy vjet [pa futbollin e Ligës së Kampionëve] do të ishin të gjata. Një vit është diçka që mund të jem në gjendje ta përballoj”, vazhdoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu