Dani Alves, ‘karrem’ për ta marrë Dybala në Barcelonë. Çfarë fsheh gjesti i këmbimit të fanellave?!

0
Dani Alves, ‘karrem’ për ta marrë Dybala në Barcelonë. Çfarë fsheh gjesti i këmbimit të fanellave?!
Gjigandi

Në futboll dhe mbi të gjitha në merkaton e transferimeve të shekullit të 21-të, sinjalet e rrjeteve sociale nuk janë aspak të papërfillshme. Këtë mund të vërtetojë edhe postimi i fundit i Dani Alves, mbrojtësit brazilian që kaloi një sezon me Juventusin.

Pyetja që shtrohet është e tillë: A e ka forcën e një sinjali të qartë ky postim dhe për çfarë? E sigurt është se flitet për të ardhmen e Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë në qershor, ndaj ka të interesuar të shumtë për të, brenda dhe jashtë Serie

A. Në fakt, “Joya” ka shkëmbyer fanellën me lojtarin që u rikthye te Barcelona muajt e fundit, duke u përjetësuar në një foto që të dy e postuan menjëherë në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.

Barcelona, e cila gjithsesi nuk ka qenë asnjëherë një hipotezë e paimagjinueshme për Dybala, po kalon vështitësi ekonomike. Sidoqoftë, duke qenë se ndjenja mes palëve vazhdon prej disa vitesh, edhe sot, kartoni falas i yllit argjentinas do të përfaqësonte një mundësi e madhe.

A po paralajmëron ribashkimin e dy futbollistëve amerikano-jugorë në “Camp Nou”, si dikur te Juventusi, kjo foto e përbashkët e Dani Alves dhe Paolo Dybala? Indicia është e tillë, por koha do ta vërtetojë qysh merkaton e kësaj vere.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu