Balotelli zbulon ëndrrën ekzotike të karrierës: Po më kërkoi ky klub, shkoj me vrap!

0
Balotelli zbulon ëndrrën ekzotike të karrierës: Po më kërkoi ky klub, shkoj me vrap!
Gjigandi

“Do të doja të luaja për Boca Juniors”. Kjo është dëshira publike e Mario Balotellit. Protagonist në “Twitch”, në shoqërinë e Sergio Agueros, me të cilin ka luajtur te Manchester City, sulmuesi italian i Adana Demirsport ka rrëfyer ëndrrën e tij për të veshur fanellën e gjigantëve argjentinas:

“Një klub argjentinas që më pëlqen? Boca. Shikoni, nëse Riquelme më thërret (tani është zv.trajner në Buenos Aires), unë do të vija me vrap atje. Të gjithë fëmijët e Evropës u rritën duke parë video të Maradonës dhe Roman te Boca Juniors. Edhe unë e njoha këtë klub qysh fëmijë falë tyre. Të paktën një vit të karrierës sime do të doja ta kaloja te Boca”.

Gjatë këtij transmetimi të drejtpërdrejtë në “Twitch”, Aguero kujtoi disa anekdota të jetuara me SuperMario te Manchester City, ku luanin bashkë: “Duhet të kishit luajtur për kombëtaren e Argjentinës, këtu i pëlqejnë të çmendurit. Dhe ju jeni paksa lojtar i çmendur”.

Kun kujtoi edhe sherrin e Tevezit me Mancini: “A të kujtohet dita kur u grindën? Mancini hyri në dhomat e zhveshjes, hoqi xhaketën, përveshi mëngët e këmishës dhe filloi të fliste italisht.

Ai i tha Carlitos: Kthehu në Argjentinë! Në atë moment ndërhyri Dzeko dhe i tha trajnerit: Të lutem, fol në anglisht! Mancini iu kthye dhe atij: Ah, fol në anglisht! Po deshe shko në Bosnje!”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu