FFK e FHK treguan guxim, nuk e anuluan kampionatin!

0
Gjigandi

Po flasim për federatat kolektive, që treguan guxim dhe nuk e anuluan kampionatin. 

Federata e Futbollit e Kosovës vendosi që garat t’i vazhdojnë në elitë nga data 7 qershor, ndërsa ajo e hendbollit do të vazhdojë me play-off e play-aut me 13-14 qershor.

Pritet edhe Federata e Volejbollit e Kosovës së shpejti të marr vendimin e guximshëm dhe t’i vazhdojnë garat.

Vendosja për vazhdimin e  kampionatit është një hap shumë i guximshëm i këtyre federatave në kohën që tërë globi po ballafaqohet me  Covid 19 dhe padyshim edhe një fitore e madhe për sportistët dhe tërë sportin e Kosovës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu