“Nevoja për të rinisur është brenda ADN-së tonë: quhemi Federata Italiane e Lojës së Futbollit”. Presidenti i FIGC, Gravina, ka folur sot në lidhje me atë që pritet të ndodhë dhe rihapjen e futbollit që tashmë po afron gjithmonë e më shumë.
“Për mua ishte një trishtim i madh kjo ndalesë dhe do ta bëj të ditur këtë gjë. Do të bëjmë çmos që të rinisim gjithçka si më parë, por më vjen keq që kam dalluar se disa presidentë klubesh nuk duan të rinisin për të mos paguar disa muaj rroga të futbollistëve. Eshtë një lojë perverse ajo e një klubi që dëshiron të kufizojë dëmet”.
“Pikërisht kjo më ka shtyrë që të vazhdoj betejën dhe dua ta fitoj. E kuptoj që pa tifozë dhe entuziazëm është ndryshe por kuptoj dhe se duhet të kthehemi në normalitet dhe një nga industritë më të mëdha të vendit duhet të rinisë të funksionojë”.