Te Fenerbahce nuk ka asnjë rast me COVID-19.
Skuadra turke, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është testuar për COVID-19, para rifillimit të futbollit në Superligën e Turqisë.
Mediet në Turqi raportojnë se të gjithë lojtarët e Fenerbahces kanë dalë negativë.
Superliga e Turqisë rikthehet në aksion ditën e premte, me Fenerbahcen që pret në shtëpi Kaysesporin.
Në këtë ndeshje, nga minuta e parë do të startojë edhe Vedat Muriqi, që këtë sezon ka shënuar 13 gola.