Çuçi: Nënshtetësi shqiptare për të huajt me kontribute të veçanta

0
Çuçi: Nënshtetësi shqiptare për të huajt me kontribute të veçanta
Gjigandi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi që t’u jepet nënshtetësi shqiptare të huajve që kanë kontribute të veçanta në vendin tonë.

Në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, ministri theksoi se ky vendim është një instrument i rëndësishëm për përthithjen e talenteve.

“Dhënie e shtetësisë për persona që kanë kontribute të veçanta. Me këtë vendim përveç se ne i trajtojmë në mënyrë të veçantë personalitete të arsimit dhe shkencës,

ne e bëjmë të mundur që ta përdorim edhe si instrument për përthithjen e talenteve dhe rekordmenëve që përmes nënshtetësisë të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare”, tha Çuçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu