“U firmos nga 9 deputetë”/ Nikolla i përgjigjet opozitës, ja pse nuk e futa në rend dite interpel…

0
“U firmos nga 9 deputetë”/ Nikolla i përgjigjet opozitës, ja pse nuk e futa në rend dite interpel…
Gjigandi

Agalliu: Grupi parlamentar i PD ka bërë kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Në rendin e ditës nuk është vendosur, kërkoj të ndryshohet rendi  ditës për interpelancën me kryeministrin.

Spaho: Megjithëse kërkova fjalën i pari, nuk ma dhatë. Një grup prej 9 deputetësh kemi kërkuar interpelancë urgjente me kryeministri për rritjen e ndjeshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Pothuaj në të gjithë qytetet e Shqipërisë janë zhvilluar protesta masive për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Për fat të keq nuk kemi parë asnjë lëvizje serioze nga qeveria. E filluam me çmimet i vendos tregu dhe po përfundojmë në atë që na është dhënë në nëntor 2021, për t’i hedhur hi syve të qytetarëve. Ju nuk e keni futur në rendin e ditës. Kur firmoset nga 9 deputetë, duhet të futet në rend dite për interpelancën nga kryeministri ose dikë tjetër që jep përgjigje. Duke qenë se jam një nga deputetët.

Lindita Nikolla: Duhet të depozitohet ditën e hënës brenda orës 14. Është pushim por emailet punojnë. Përcaktohet 48 orë më parë. Seancën e radhës do e keni kryeministrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu