Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë kthyen në shtëpi me vajzën e tyre të porsalindur të enjten (21 prill), disa ditë pasi futbollisti konfirmoi se partnerja e tij kishte humbur fëmijën binjak – një djalë gjatë lindjes.
Sulmuesi i Manchester United ndau një imazh në rrjetin social Instagram menjëherë pasi vajza e tyre u kthye nga spitali pas lindjes së saj të hënën (18 prill).
Duke postuar një foto për 430 milionë ndjekësit e tij, Ronaldo, 37 vjeç, mbante në njërin krah vajzën e tij ndërsa shoqërohet nga partnerja spanjolle Georgina dhe katër fëmijët e tyre – tre prej të cilëve futbollisti i ka nga nëna surrogate.
‘Shtëpi e ëmbël shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë”, ka shkruar Ronaldo në mbishkrimin e fotografisë.
Futbollisti portugez njoftoi në tetor 2021 se ishte në pritje të binjakëve me partneren afatgjatë Georgina, të cilën e takoi teksa luante për gjigantët spanjollë Real Madrid.
Megjithatë, një deklaratë e lëshuar të hënën konfirmoi se një nga binjakët e çiftit kishte vdekur, duke e përshkruar humbjen si “dhimbjen më të madhe”.
“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se djali jonë i vogël ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund ta ndjejë secili prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcë ta tejkalojmë këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, kishte shkruar futbollisti.
Georgina ka një vajzë, Alana, tre vjeç, me Cristiano. Ylli i Manchester United ka gjithashtu djalin Cristiano Jr., 11 vjeç dhe binjakët Eva dhe Mateo, katër vjeç.
Djali më i madh i Ronaldos, Cristiano Jr. lindi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010. Në qershor 2017, ylli i atëhershëm i Real Madridit i befasoi fansat me lajmin se kishte mirëpritur binjakët Eva dhe Mateo përmes një nëne surrogate, dhe vetëm një muaj më vonë ai dhe Georgina njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku. /
abc24.al
/