Super League zvicerane është në rrezik për shkak të klubit të Zurich-ut që po rezulton një vatër e koronavirusit në futbollin helvet, teksa ka regjistruar një sërë rastesh pozitive me Covid-19, mes të cilëve shqiptari Mirlind Kryeziu.
Vetë klubi doli me një komunikatë të publikuar në rrjetet sociale teksa ka konfirmuar lajmin pa specifikuar numrin e futbollistëve të prekur, por duke shtuar se e gjitha skuadra është në karantinë.
Kjo do të thotë që ndeshjet e Zyrihut me Sionion dhe e Bazelin u shtynë dhe tashmë është krijuar një situatë që rrezikon zhvillimin rregullisht të kampionatit zviceran
I pari që reagoi në mënyrë të menjëhershme ishte pikërisht presidenti i Sion, Christian Constantin dhe kjo ndodhi pas vendimit të shtyrjes së 2 ndeshjes të FC Zurich.
“Kampionati duhet të mbyllet menjëherë”, tha Constantin, “vendosëm që Kupa e Zvicrës të luhet në gusht, sepse nuk mund të luheshin ndeshje çdo dy ditë. Si do të rikuperojmë këto ndeshje duke qenë se UEFA ka kërkuar që kampionatet të mbyllen brenda 3 gushtit. Për më tepër Bazeli luan edhe në Europa League”.