Në Peru kanë gjetur vdekjen prej COVID-19 më shumë se 5500 vetë.
Transportimi dhe varrosja e të vdekurve është punë me rrezik të lartë infeksioni prandaj shërbimet funerale po punësojnë refugjatë nga Venezuela. Rrugëve të Limës sheh më tepër makina funerali se sa zakonisht, thotë DW. Por peruanët vetë kanë frikë të shkojnë në shtëpitë e personave që kanë vdekur dhe të marrin kufomat për t’i varrosur. Për këtë arsye, agjencitë e shërbimeve funerale kanë punësuar shumë nevojtarë nga Venezuela, sepse peruanët refuzojnë ta bëjnë këtë punë.
Në Peru ka qindra refugjatë që janë larguar për shkak të krizës ekonomike nga Venezuela. Ata punojnë si fuqi e lirë punëtore në Peru. Tani gjatë krizës së koronavirusit, ata hyjnë në atë pjesë të popullsisë që është më e prekura prej varfërisë dhe urisë. Disa prej këtyre të ardhurve janë të detyruar të qëndrojnë në radhë për të marrë ndihma edhe pse kjo gjë nuk i pëlqen. Shumica e refugjatëve arrijnë të mbijetojnë vetëm falë ndihmave. Disa prej tyre duan të kthehen sërish në Venezuelë, por edhe kjo përmban rreziqe.
Burimi: top-channel.tv