Covid-19, studimi i fundit/ Shkollat duhet të rihapen shpejt

0
Gjigandi

Vazhdimi i mbajtjes mbyllur të shkollave është gjëja e duhur apo jo?

Nga një studim i publikuar në revistën “Science”, që ka analizuar rihapjet në Afrikën e Jugut, Finlandë dhe Izrael, rezulton se fëmijët, rrallëherë preken nga infeksioni dhe ia kalojnë atë njëri tjetrit dhe është akoma më e rrallë që të mund të infektojnë familjarët. Sipas infektologut pediatër finlandez, Otto Helve, përfitimet nga rihapja e shkollave janë më të mëdha se rreziqet. Ekspertët mendojnë se vazhdimi i mbajtjes mbyllur të shkollave do të linte shenja të pashlyeshme në një gjeneratë të tërë. Sipas tyre fëmijët mund të infektohen por nuk duket se janë infektues, të paktën sipas të dhënave të marra nga instituti Pasteur në gjashtë shkolla fillore.
Ekspertët tërheqin vëmendjen se fëmijët duhet të kthehen të vrapojnë, të luajnë dhe të argëtohen sa më shpejt që të jetë e mundur me kusht që të mos jenë shumë në një klasë dhe për ata që janë nën 12 vjeç nuk ka nevojë as për distancim. Duhet ndërkohë të qëndrojnë sa më shumë që të jetë e mundur në ambiente të hapura e pse jo, të bëjnë edhe mësim në to kur kushtet e motit e lejojnë. Sa për maskën tek fëmijët, debati është i komplikuar. Ekspertët thonë se përdorimi i saj është një nga të paktat gjëra të rëndësishme për ta vënë nën kontroll epideminë, por fëmijët e kanë të vështirë ta mbajnë atë.
Një kompromis i pranueshëm mund të jetë ai që ata ta mbajnë maskën vetëm kur është e pamundur të ruhen distancat, të paktën për më të rriturit. Në disa pjesë të botës, si në Kinë, Korenë e Jugut, Japoni dhe Vietnam, maska është një zakon dhe përdorej edhe para Covid-it. Por në Evropë nuk ndodh kështu. Sidoqoftë, shembuj inkurajues janë rastet e Danimarkës, ku shkollat u hapën sapo rastet filluan të binin dhe nuk pati asnjë problem dhe ato të Holandës, Finlandës, Belgjikës dhe Austrisë. Ndërkohë që mbajtja e fëmijëve larg shkollës, sipas pediatërve, është një rrezik i qenësishëm për shëndetin e tyre; ata bëjnë më pak aktivitet fizik, flenë keq, kanë probleme ushqimi, depresion, ankth dhe ndjesi të izolimit social. Veç të tjerash, edhe humbja e mundësisë për formim, për një periudhë të zgjatur, do të ishte katastrofike për fëmijët.
 

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu