Covid-19/ Maqedonia e Veriut, teste për shtetasit nga Ballkani

0
Gjigandi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet vendosë nëse shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, por jo ata nga Shqipëria, nëse duan të hyjnë në këtë vend të kenë një test negativ të koronavirusit, jo më të vjetër se 72 orë.

Këtë e ka propozuar komisioni për Sëmundje Infektive në Shkup pas vlerësimeve se në këto shtete të rajonit ka përkeqësim të gjendjes për sa i takon koronavirusit.
“Informacionet që kemi siguruar tregojnë se në këto shtete numri i të infektuarve është vërtetë i madh. Ne, duhet të mbrohemi. Kjo është masa e duhur për të mbrojtur qytetarët tanë. Mendoj se tani kemi një pasqyrë më stabile të gjendjes epidemiologjike. Analizat e fundit kanë treguar se kurba po bie vazhdimisht. Duhet të mbrohemi nga rastet e importuara apo pacientë bartës të virusit”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Maqedonia e Veriut të mërkurën raportoi 8 viktima dhe 163 të infektuar nga testimi i 1794 mostrave. Viktimat janë nga Shkupi, Tetova dhe  Dibra. Numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 ka arritur në 359. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup gjithsej 87 raste, në Tetovë 16 raste ndërsa numër më i vogël i të infektuarve në 15 qytete tjera. Ndërkohë që të shëruar, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën janë evidentuar 230 persona, shifër kjo më e larta që nga paraqitja e virusit.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu