Dhjetra marinsa amerikanë të stacionuar në dy bazat ushtarake në Japoni janë diagnostikuar me Covid-19 në për përhapje masive të epidemisë që ka shkaktuar zemërim të gjerë mes popullatës vendase.
Më shumë se 60 efektivë të trupave specialiste të vendosura në ishullin jugor të Okinawa janë infektuar që prej 7 korrikut në bazën ajrore të Futenma dhe Kampin Hansen, që tashmë janë vendosur nën karantinë.
Përhapja ka shkaktuar zemërim pasi Japonia megjithse ka një popullatë të moshuar ka arritur të mbajë nën kontroll infeksionin pandemik.
Në kritikat e tij të pazakonta, kryebashkiaku i ishullit Denny Tamaki tha: “Okinawa është e shokuar nga ato që na kanë thënë. Ne tashmë dyshojmë se ushtria e SHBA nuk ka marrë masat e duhura për parandalimin e sëmundjes”.
Ai shtoi: “Është shumë për të ardhur keq që infeksionet po shtohen shpejt mes personelit amerikan kur ne në Okinawa kemi bërë maksimumin për të frenuar infeksionin”.
Marinsat thanë në një deklaratë se trupat tashmë po shtonin masat mbrojtëse dhe po kufizonin aktivitetet jashtë bazës.
Okinawa shtrehon rreth gjysmën e 50,000 trupave amerikane në Japoni, sipas traktatit bilateral të sigurisë.
Rezidentët ankohen prej kohësh për ndotjen, zhurmën dhe krimin që vjen prej kampeve. Pa përhapjen mes amerikanëve atje, Okinawa kishte vetëm 150 raste koronavirusi në total.
Burimi: top-channel.tv