Coronavirus i merr jetën lojtarit 25-vjeçar

0
Gjigandi

Deibert Frans Roman Guzman është futbollisti i parë që ka vdekur nga coronavirus. Siç ka bërë të ditur Marca, lojtari ishte vetëm 25 vjeç dhe luante me Universitario Beni, skuadër e kategorisë së dytë në Bolivi.

Nga sa mësohet, virusi i ka marrë jetën edhe babait dhe xhaxhait të tij, të cilët jetonin me të. Federata e Bolivisë ka ngushëlluar familjarët e futbollistit me një komunikatë për shtyp:

“Federata e Bolivisë i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të Deibert Roman Guzman dhe i lutemi Zotit që t’u japë atyre forcë në këto momente të vështira”.

Deibert Frans Roman Guzman është futbollisti i parë profesionist që ka vdekur për shkak të coronavirus-it.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu