Conte kundër shitjes së Lautaros

0
Gjigandi

Pavarësisht këmbënguljes së madhe për të transferuar Lautaro Martinezin, Barcelona nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasi Antonio Conte ka kërkuar mbajtjen me çdo kusht të sulmuesit argjentinas ndaj e vetmja mënyrë për ta marrë nga Interi është pagesa e klauzolës prej 111 milionë eurosh.

Zikaltrit kanë ndërmend të kënaqin trajnerin ndaj po këmbëngulin dhe po refuzojnë çdo ofertë të ardhur nga Spanja, që përfshin edhe futbollistë të tjerë, por mund të jenë të pafuqishëm ta mbajnë Lautaron, nëse katalanët paguajnë klauzolën dhe vetë sulmuesi preferon largimin.

Nga ana tjetër Conte po planifikon që edhe sezonin e ri t’i besojë dyshes Lautaro-Lukaku, me të cilët ka kohë që punon dhe ka arritur t’i shndërrojë në goleadorë të frikshëm, ndërsa rezerva e parë e tyre pritet të jetë uruguaiani Edinson Cavani.

Ky i fundit do të jetë lojtar i lirë pas muajit qershor dhe ka shumë dëshirë të rikthehet në Itali, atje ku Interi do ta mirëpriste krahëhapur, por që të nënshkruajë me zikaltrit, Cavani duhet të pranojë një pagë jo më të lartë se 8 milionë euro.

Uruguaiani e njeh mjaft mirë kampionatin italian, pasi e nisi pikërisht aty shpërthimin e tij, fillimisht me Palermon e më pas me Napolin, para se të transferohej te PSG, ndërsa për vetë cilësitë që ka, mund të luajë në sulm si me Lukakun, ashtu edhe me Lautaron.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu